Shenja paralajmëruese në vesh që mund të keni para-diabet

Diabeti është një sëmundje që bën që niveli i sheqerit në gjakun e një individi të rritet shumë.

Ekzistojnë dy lloje të diabetit, Tipi 1 dhe Tipi 2. Lloji 1, thotë NHS, është “ku sistemi imunitar i trupit sulmon dhe shkatërron qelizat që prodhojnë insulinë”. Në të kundërt, Tipi 2 është “ku trupi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë, ose qelizat e trupit nuk reagojnë ndaj insulinës”.

Tipi 2 është forma më e zakonshme e diabetit, duke përbërë rreth 90 për qind të të diagnostikuarve.

Diabeti, si çdo sëmundje, ka një sërë shenjash dhe simptomash që mund të tregojnë nëse dikush e ka këtë gjendje.

Megjithatë, trupi gjithashtu mund të dërgojë sinjale kur një person është para-diabetik.

Nëse dikush është para-diabetik, kjo do të thotë se nivelet e sheqerit në gjak janë të larta, por jo aq të larta sa për ta klasifikuar personin me diabet.

Një “shenjë paralajmëruese” e para-diabetit është një skuqje që mund të shfaqet në një sërë vendesh në trup, nga këmbët deri te veshët.