Të dyja këngëtaret ishin mbrëmë të pranishme në studion e “Big Brother VIP” pas daljes nga shtëpia.
Semi Jaupaj dhe Beatrix Ramosaj ishin të ulura në panelin e banorëve të eliminuar dhe larg njëra tjetrës,.
Ish-banoret ishin ulur në të dy skajet dhe kështu as nuk komunikonin së bashku, madje një pyetje që Arbana i bëri Semit lidhur me një debat mes Donaldit dhe Ilrit në të cilin u përfshi edhe Beatrix, Semi nuk dha asnjë mendim.
Kujtojmë se, gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme të dyja ishin shoqe dhe kalonin shumë mirë së bashku, megjithatë pasi Beatrix shfaqi hapur ndjenjat ndaj Donaldit duke e ditur se ende nuk ka përfunduar lidhja me moderatoren Bora Zemani, Semi ndryshoi qëndrim.
Ndërkohë, mbrëmë Donaldit iu bë një surprizë nga televizioni Top Channel duke i dhënë mundësinë e moderimit të një programi bashkë me vëllanë e tij binjak, Romeon ai mori edhe një mesazh nga e dashura e tij, këngëtarja Beatrix Ramosaj.
Me emocione, ajo u shpreh se e don shumë dhe mezi pret kur të dal jashtë. Ndërsa, kamera ka kapur reagimin e Semit (shoqes së ngushtë të Bora Zemanit) e cila ka reaguar me mimika të fytyrës se nuk i ka pëlqyer ajo gjë.
Të dyja këngëtaret ishin mbrëmë të pranishme në studion e “Big Brother VIP” pas daljes nga shtëpia.
Theksojmë se, Donaldi dhe Bora i kanë ndarë rrugët vitin e kaluar ku moderatorja e largoi nga rrjetet sociale pasi pa se ai nisi një lidhje tjetër.
Theksojmë se, Donaldi dhe Bora i kanë ndarë rrugët vitin e kaluar ku moderatorja e largoi nga rrjetet sociale pasi pa se ai nisi një lidhje tjetër.