Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, të hënën qëndroi për vizitë zyrtare në Ukrainë. Vendi i saj ka marrë kritika për refuzimin për t’i dhënë armë Ukrainës.
Në një fotografi të publikuar në Twitter, kryediplomatja gjermane shihet me jelek anti-plumb dhe me helmetë ushtarake në dorë, afër një ushtari ukraina.
Në një konferencë të përbashkët për gazetarë, kryediplomatja gjermane dhe homologu i saj ukrainas, Dmytro Kuleba, tha se askush nuk do të mund të futë përçarje mes dy vendeve. Ministrja gjermane theksoi se vendi i saj është i gatshëm që të paguajë çmim të lartë ekonomik për t’u ballafaquar me Moskën.