Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 787 raste të reja të të infektuarve me virusin COVID-19.
Si pasojë e këtij infeksioni kanë humbur jetën dy persona,.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se tani për tani në gjithë vendin janë 20 mijë e 995 raste aktive.
Postimi i plotë:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.754 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.794.993 doza të vaksinës.
Deri më sot 808.830 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 89.927 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 5.082 testime, 787 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste i vdekjes.
Sot janë shëruar 3.613 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 195.021.
Në total numri i rasteve aktive është 20.995.