Kuvendi i Kosovës ka publikuar raportet për shpenzimet e udhëtimit të deputetëve përgjatë viteve. Publikimi i këtyre raporteve vjen pas reagimeve të shumta për listën me shumat me të cilat janë kompensuar deputetët për udhëtime për pjesënmarrje në seanca apo komisione parlamentare
Një ndër më të përfolurat ishte deputetja e VV-së, Yllza Hoti e cila për dy muaj kishte shpenzuar 810 euro, edhe pse banonte në Prishtinë.
Tani, në raportin e plotë për një vit, Yllza Hoti del që ka shpenzuar 2 mijë e 430 euro veç shpenzime të udhëtimit brenda viti 2021.
Në listën e shpenzimve pati edhe deputetë të tjerë që kishin kaluar vlerën e 2 mijë euro të shpenzimve, një ndër ta ishte edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.
Totali i shpenzimve të udhëtimit të deputetëve për vitin 2021, i ka kushtuar buxhetit të Kosovë mbi 100 mijë euro.