Sot është miratuar në Kuvendin e Kosovës, rezoluta e propozuar nga AAK për Ligjin e Pagave në sektorin publik. Pas këtij votimi ka reaguar shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri. Tutje, Tahiri ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i respektojë afatet ligjore, duke e sjellë Ligjin e Pagave në Kuvend sa më shpejt për miratim. Si AAK kërkojmë ngritjen e koeficientëve duke kundërshtuar në çdo formë tendencën për zvogëlimin e koeficientëve.
Reagimi i plotë:
Po shihet drita në fund të tunelit!
Rezoluta e propozuar nga Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Ligjin e Pagave, sot u miratua në Kuvend të Kosovës.
Shfrytëzoj rastin t’i falënderojë të gjithë deputetët, njëkohësisht kërkoj nga Qeveria që t’i respektojë afatet ligjore, duke e sjellë Ligjin e Pagave në Kuvend sa më shpejt për miratim. Si AAK kërkojmë ngritjen e koeficientëve duke kundërshtuar në çdo formë tendencën për zvogëlimin e koeficientëve.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10158260016986611&id=731671610&sfnsn=mo