Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka miratuar sot vendimin për rritje të çmimit energjisë elektike.
Sipas ZRrE-së, pragu nga 600 sa ishte propozuar është rritur në 800 kWh.
Konsumatorët që harxhojnë mbi 800 kilovat orë energji elektrike do të paguajnë 100 për qind më shumë.
Rrjedhimisht, për konsumatorët nën 800 kWh tarifa e ulët është 3 cent dhe e larta 7 cent, ndërsa tarifa e lartë për ata mbi 800 kWh, është 12 cent dhe tarifa e ulët 6 cent.
“Ky bllok të zhvendoset në 800 kilovat orë. Struktura tani e re tarifore deri në 800 i inkurajon konsumatorët që t’i shfrytëzojnë dy tarifat. U ofron konsumatorëve që të shfrytëzojnë energjinë në mënyrë eficence me 5,9 cent kWh. Për ata që konsumojnë mbi 800 është tarifa e lartë prej 12 cent dhe tarifa e ulët 6 cent. Njëkohësisht edhe në deri 800 kWh, tarifa e ulët prej 3 cent dhe tarifa e lartë prej 7 cent”, është thënë nga Departamenti i tarifave në ZRRE.