22 mijë vetura të paregjistruara në Prishtinë

Sipas shifrave të Qendrës së Regjistrimit të Veturave nga Ministria e Punëve të Brendshme, vitin që lamë pas 6209 automjete me pronarë nga Prishtina nuk janë regjistruar.

Derisa në total janë 21.632 të tilla, raporton magazina televizive “Ju flet Prishtina” në Klan Kosova.

Aktualisht mjete aktive transporti në kryeqytet janë mbi 75 mijë vetura të regjistruara.

Në mars të këtij viti, Byroja Kosovare e Sigurimit në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës do të nisin një aksion për identifikimin e veturave të paregjistruara.