Prishtina ka vazhduar të përforcohet edhe pas mbylljes së afatit kalimtar të janarit.
Në fakt klubi kryeqytetas ka marrë shërbimet e mbrojtësit maqedonas Aleksandar Ristevski.
Edhe pse afati kalimtar i janarit ka përfunduar, Prishtina e ka regjistruar në FFK ditën e fundit qendërmbrojtësin maqedonas.
Telegrafi merr vesh se Ristevski tanimë i është bashkuar që disa ditë Prishtinës dhe ka stërvitur me klubin bardhekaltër.
Prishtina pritet që ta zyrtarizojë maqedonasin gjatë 24 orëve të ardhshme.
29-vjeçari kryesisht ka luajtur në kampionatin maqedonas, derisa ka pasur një periudhë të shkurtër edhe në Shqipëri ku për gjashtë muaj ka veshur fanellën e Vllaznisë së Shkodrës.
Ristevski ka luajtur për Metalurg Skopje, FK Skopje, Carev Dvor, Pobeda Prilep, Pelister Bitola, Renova, Struga dhe së fundmi Rabotnicki.