Nxënësit e shkollës fillore “Faik Konica” në Prishtinë, në mbështetje të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, kanë organizuar ekspozitë me vizatime për nderë të Ditës për internet të sigurt.
Kjo ngjarje u organizua në objektin e MASHTI-t, për siç u tha shkaku i pandemisë Covid-19.
Ministrja e MASHTI-t, Arbërie Nagavci ka kërkuar nga nxënësit që internetin ta shfrytëzojnë për të mirë e të kenë kujdes nga rreziqet që vijnë nga përdorimi i internetit.
“Si MASHT kemi vendosur që aktivitetet t’i bëjmë nëpër shkolla për shkak të pandemisë. Që nga këtu po u bëjmë thirrje që ta shfrytëzojmë internetin në shkolla dhe sa më shumë të jemi të kujdesshëm nga rreziqet që bëhen nga interneti dhe të mos bëheni pre e ndonjë rreziku nga interneti. Kërkoj që të jeni në kontakt me shok e shoqe t’i përdorim sa më shumë për të mirë internetin”, tha Nagavci.