Që nga momenti i hyrjes në shown i cili po vazhdon të jetë nga më të ndjekurit në vend, ajo deklaroi se nëse do e fitonte çmimin e madh, do blinte banesë për veten dhe fëmijët
E kësaj here, ëndrra e saj u bë realitet edhe para fitores.
Biznesmeni Gentian Sula i cili ka në pronësi banesat në Kodrën e Diellit 1 dhe 2 në Tiranë, vendosi që aktores t’i dhurojë një banesë.
Lot gëzimi shpërthyen në shown i cili vërtetë se emocionoi pa masë edhe shikuesit, e që vërtetë ishte ndër befasitë më të bukura e bërë nga Top Channel.
Urime të përzemërta në këtë rast shprehu edhe moderatori i njohur shqiptarë Ermal Mamaqi, i cili falënderoi përzemërsisht mikun e tij Gentian Sulën i cili në Shqipëri njihet për aktet bamirëse ku vlen të përmendet edhe rasti me fëmijët e skuadrës së futbollit “Bashkimi” në Shkodër, i cili flet shumë për solidaritetin si filozofia kryesore e rezidencës Kodra e Diellit.