Motrat Vjollca janë ndër motrat më të famshme në Shqipëri.
Pra, bëhet fjalë për Luanën dhe Marina Vjollcën,.
Së fundmi ajo që ka rënë në sy në storjet e tyre në Instagram janë disa ‘dissa’ që ia kanë drejtuar njëra tjetrës.
Siç edhe e dimë, ato kanë një lidhje shumë të ngushtë me njëra tjetrën dhe kohëve të fundit nuk po shihen shumë shpesh.
Tash e disa muaj Marina është bërë nënë për herë të parë të një vajze me emrin Marget, dhe sigurisht një kohë e mirë e ditës së saj moderatores i kalon duke iu përkushtuar vajzës.
Por në anën tjetër, Luna është ajo që nuk di t’i ndal udhëtimet, ku edhe mund ta themi me plotë gojë se ajo është duke kaluar periudhën më të mirë të jetës së saj.
Si rrjedhim i kësaj janë drejtuar edhe disa ‘dissa’ njëra tjetrës, por sigurisht në formë shakaje.