Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier, i ka uruar fat dhe suksese ekipit olipik të Kosovës i cili po merr pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore 2021 në Kinë.
Para pak minutash, Kosova ka parakaluar në ceremoninë e hapjes së lojërave Pekini 2022 me skitarin Albin Tahiri duke e bartur edhe flamurin shtetëror.
Kjo ngjarje ka filluar sot dhe do të zhvillohet deri më 20 shkurt në Pekin dhe Kosovë është pjesëmarrëse për herë të dytë.
Ambasadori i SHBA’së ka uruar ekpin e Kosovës për këtë pjesëmarrje.
“I uroj ekipit të Kosovës – dyshes dinamike Kiana Kryeziu, gruas së parë që e përfaqëson Kosovën në Lojtarët Olimpike Dimërore dhe Albin Tahirit, garuesit të parë të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore – shumë fat dhe sukses në garë për medalje të artë”, ka shkruar Hovenier në llogarinë e tij në Twitter.