Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg është emëruar guvernatori i ri i Bankës Qendrore norvegjeze. Lajmin e bëri të ditur qeveri e Norvegjisë përmes një deklarate për mediet.
Kreu i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Stoltenberg ka deklaruar se do të qëndrojë në detyrë deri në fund të shtatorit të këtij viti, kohë kur i mbaron edhe mandati aktual.
Përmes një deklarate për mediet, ministri i financave të Norvegjisë deklaroi se Stoltenberg është i duhuri për Bankën Qendrore.
“Kam qenë shumë i shqetësuar për gjetjen e guvernatorit më të mirë për Bankën Qendrore të Norvegjisë dhe jam i bindur se ky është Jens Stoltenberg.”
Stoltenberg, i cili është ekonomist me profesion ka qenë në të shkuarën edhe ministër financash i Norvegjisë.63-vjeçari ka qenë në të shkuarën kryeministër i Norvegjisë për 8 vjet, nga 2005 deri në 2013 si dhe kryetar i Partisë Laburiste.
Emërimi i Stoltenberg në këtë pozitë, vjen në një kohë kur NATO po përballet me agresionin rus, pas grumbullimit të mijëra trupave në kufijtë e Ukrainës.
Aktualisht asnjë zyrtar i vendeve anëtare të NATO-s nuk ka shpallur ende kandidaturën për të qenë sekretar i përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.