U akuzua se po vesh bluzën e UÇK-së kur është në nominim për të siguruar vota nga Kosova, reagojnë në Instagramin e Arjolës

Arjola Demiri është një nga banoret më të komentuara brenda shtëpisë së famshme në Shqipëri.

Aktorja nga Tropoja ka jetuar dhe punuar në Kosovë një kohë të gjatë, ku edhe fitoi simpatinë e njerëzve,.

Demiri nuk e ka lënë pa shprehur mirënjohje edhe ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajo është parë disa herë teksa veshë edhe një bluzë me stemën e UÇK-së, gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”.

Së fund, është bërë virale një fotografi të cilën e kanë shpërndarë publiku i Kosovës, ata akuzojnë Arjolën se po e keqpërdorë bluzën e UÇK duke thënë se e veshë vetëm kur është në nominim.

Tutje kanë shtuar se aktorja e bënë këtë veprim vetëm për të siguruar vota nga Kosova për të mos u eliminuar.

Mbi këto akuza kanë reaguar nga Instagrami i Arjolës.

Menaxhuesi i llogarisë së saj kanë sqaruar se si qëndron e vërteta për patriotizmin që shfaq Arjola.

“Arjola në zemër mbanë UÇK-në e Kosovën e s’i merr leje askujt! Ajo nderon Malësinë e Gjakovës, Kosovën e gjithë Shqipërinë me atë që përfaqëson dhe shpreh dashurinë dhe prapë s’e ndalon jo një Enver, po një milion të tillë. Stop përdorimit të nacionalizmit të rremë, në dëm të saj. Në një rast të tillë nacionalizmi është streha e fundit e maskarenjve. Kosovën e ka dashur që ditën kur lindi, kur ende s’e dinte fatin e vet….dhe luftën e saj e ka ndjerë po aq sa ju Enver sepse është bijë Tropoje! Në profilin e saj në bio, nuk ka ekzistuar formati BBV kur ka qenë flamuri i Kosovës aty! Ajo atë bluzë ka 100 ditë që e veshë, dy herë ka qenë në nominim edhe dy mijë vjet në mos jetoftë, ajo, nipërit dhe mbesat e saj do e veshin! Bëni një shëtitje nëpër intervistat e saj të mëparshme e shikoni sa e do atë lum Kosove! Kosovë loçkë ta dua atë zemër, jo votën, se unë jam e juaja, e vota është e huaja! Krenarë”, shkruhet në sqarimin e publikuar në faqen e aktores tropojane.

Mgid