Bashkëshorti i Paris Hilton, Carter Reum, ka përmendur një gjë që do të donte të ishte ndryshe te gruaja e tij.
Çifti kanë për lidhjen e tyre në emisionin “Paris in Love”, i cili është shfaqur premierë në kanalin “E!”. Në një videoxhirim, ata kanë ndatë nga një mendim se çfarë do të ndryshonin te partneri i tyre.
Diskutimi zhvillohej teksa çifti ecnin së bashku përgjatë plazhit dhe më pas Hilton e pyet burrin e saj: “Nëse do të kishte një gjë tek unë që mund ta ndryshoje, cila do të ishte ajo?”.
“Epo, ka një gjë. Nuk je e organizuar mjaftueshëm sa do të dëshiroja unë”, përgjigjet Reum, duke ia atribuuar krijimtarisë së saj.
Hilton dhe Reum u martuan gjatë një ceremonie treditore në muajin nëntor dhe më pas shkuan në muajin e mjaltit, një udhëtim nëpër botë.
Çifti u martua gjatë një ceremonie luksoze në pronën e Bel Air, e cila më parë ishte në pronësi të gjyshit të biondes, Barron Hilton.