Abuzimet me paranë publike dhe shfrytëzimi i çdo privilegji nga ana e politikanëve, që ua jep të qenit në pushtet, nuk është lajm në shoqërinë tonë.
Kompensimi i derivateve për deputetët e Kuvendit të Kosovës ngriti shumë shqetësime në opinionin publik kosovar për mënyrën sesi deputetët shfrytëzojnë paratë e taksapaguesve kosovar në çdo rast që u jepet.
Deputetë të pushtetit dhe opozitës morën qindra euro nga shteti në emër të kompensimit të derivateve.
Ata në AKK nuk kanë deklaruar fare se kanë vetura në posedim.
Vetëvendosje ishte partia më kritike ndaj pushtetarëve të kaluar.
Por, përfitimeve nuk po u rezistojnë as deputetët dhe ministrat e Albin Kurtit.
Menjëherë, sapo erdhën në pushtet, nisën t’i shfrytëzojnë në mënyrë abuzive të gjitha mundësitë që ua jep pushteti.
E para që nisi keqpërdorimin e resurseve publike nga LVV-ja për nevoja personale ishte Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila në mandatin e parë të Vetëvendosjes u fotografua duke i marrë fëmijët nga shkolla me veturë zyrtare.