Mbi 7,500 raste aktive me COVID-19 në Prishtinë

Ambulanca duke transportuar paciente te infektuar me koronavirus ne Sherbimin Infektiv ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza, QSUT, i cili eshte kthyer ne karantine, dhe ka marre emrin Spitali COVID 1. Shifrat e koronavirusit ne Shqiperi po rriten nga dita ne dite. /r/n/r/nAmbulances transport coronavirus infected patients near the Infectious Diseases Service at the Mother Teresa University Hospital Center, QSUT, which has turned to quarantine, and has been renamed COVID Hospital 1. Coronavirus figures in Albania are grow day by day.

Kryeqyteti i Kosovës po vazhdon të ketë numrin më të madh të rasteve aktive me COVID-19, duke shkuar në 7,582 sosh.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, pas Prishtinës, numër më të madh të rasteve aktive kanë Peja me 2,450, Prizreni me 2,288 dhe Gjilani me 2,238.

Ndërkohë, në nivel vendi numri i rasteve aktive me koronavirus është 30,871.

Vetëm në 24 orët e fundit, në Kosovë kanë vdekur 5 persona si pasojë e COVID-19 e janë regjistruar 2,110 raste të reja.