Prokuroria tha: “Paraburgim sepse Dardan Molliqaj mund të arratiset”

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj, sot ka dalë para Gjykatës Themelore në Prishtinë për veprën penale sulm ndaj personit zyrtar.

Avokati i Molliqajt, Arbër Rexha ka thënë para mediave se vendimi për paraburgim pritet të merret sot. Derisa ka shtuar se arsyeja për paraburgimi erdhi me pretendimin se mund të arratiset Molliqaj.

“Vendimi pritet të merret me vonë nga Gjykata për shkak të punës se madhe që ka Gjykata. Ndërsa arsyeja e kërkesës se paraburgimi erdhi me pretendimin se mund të arratiset Molliqaj”, ka thënë Rexha.


Në seancë janë duke marrë pjesë një numër i madh i zyrtarëve policor.Molliqaj u arrestua, të martë, pas incidentit që pati me zyrtarin policor në protestën e 29 janar kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.