Vitin e kaluar, Dua Lipa njoftoi se në vitin 2022, ajo do të lansonte Service95, një buletin javor falas në të cilin do të ndante rekomandimet për çdo gjë, nga këshillat e udhëtimit, restorantet, pushimet, koncertet e shumë e shumë gjëra të tjera.
Siç ka paralajmëruar se do të startojë më 3 shkurt, Dua tregon se është realizuar një gjë e tillë.
“Çështja001 Service 95 është këtu me nevojën për të ditur informacione mbi Amapiano, valën e re të muzikës ‘house’ të Afrikës së Jugut, thirrjen e qartë të Sinead Burke për diversitet dhe akses, ekuipazhin e të gjithë femrave në derbin e Hong Kongut”, tha Dua.
Gjithashtu në këtë përfshihen edhe rekomandimet e krijueses së hitit “Levitating” për restorantet në Londër.
“Nëse nuk jeni regjistruar ende, ju mund të merrni ende numrin 001 nëse regjistroheni në tri ditët e ardhshme! Mos e humbisni këtë”, vazhdoi më tej ajo.
Lipa shpjegoi se po e quan projektin e saj të ri Service95 sepse ka lindur në vitin 1995 dhe, ajo vuri në dukje, “Unë gjithmonë e kam parë veten si dikë që është në shërbim të fansave dhe ndjekësve të mi”.
Duhet theksuar se do të jetë në 12 gjuhë të ndryshme, përfshirë edhe gjuhën shqipe.
Ylli shqiptar pa dyshim do të mbledhë shumë materiale për sipërmarrjen e saj kur të nisë turneun e shumëpritur në Amerikën e Veriut më 9 shkurt në Miami, Florida.