Masat e reja të propozuara: Ora policore pas orës 24:00, gastronomia të punojë deri në 23:00

Komiteti për menaxhimin e pandemisë është mbledhur sot për vlerësimin e situatës epidemiologjike dhe analizimin e vendosjes së masave të reja ose heqjen/zbutjen e masave aktuale.
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, pas përfundimit të këtij takimi, ka thënë se është propozuar lehtësimi i disa prej masave, siç është orari i lëvizjes, e cili pritet të jetë deri në orën 24:00.Po ashtu propozim tjetër ka qenë që të lejohet hyrja në Kosovë me dy vaksina.

Ndërsa orari i punës së gastronomisë, siç tha ministri Latifi, do të jetë deri në orën 23:00, kurse do të lejohet edhe hapja e fitneseve.

Masat pritet të hidhen për votim nesër në mbledhjen e Qeverisë, ndërkaq nëse miratohen, do të hyjnë në fuqi të shtunën në mëngjes

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se këto masa vijnë pasi situata është më e qetë, mirëpo ka paralajmëruar ashpërsim të tyre në rast nevoje.