Në ora 14:30 ka filluar seanca ndaj kreut të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqajt, i cili dyshohet për sulm ndaj personit zyrtar.
E para Gjykatës kanë mbërritur disa anëtarë të këtij subjekti, ndër ta anëtari i kryesisë së PSD-së, Dren Kukaj dhe disa tjerë.
Ndryshe, Molliqaj është arrestuar të martën në mbrëmje, në oborrin e një televizioni, derisa po hynte për të marrë pjesë në një debat ku ishte i ftuar. Ndërsa dje Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.