Aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, është përplasur ashpër me analistin Xhevdet Pozhari, pas një diskutimi që e kanë pasur për rastin e arrestimit të kreut të PSD-së, Dardan Molliqajt.
“Ti bon analiza psikologjike..se kush ka probleme psiqike, e kush s’ka…i ki titujt nëpër portale”, ka thënë Krasniqi.
Ndërkohë Pozhari i është kundërpërgjigjur duke i thënë Krasniqit që të merret vetë me portalet.
“Me ata zagarët e portaleve që bashkë lëpini ashta, vazhdoni ju, mos u merrni me mu”, ka thënë Pozhari.
Ndaj gjuhës së Pozharit ka reaguar përsëri Krasniqi, duke i thënë Pozharit se “zagar je ti”
“Zagar je ti zotni, e kemi pa krejt”, i është kundërpërgjigjur Krasniqi, ndërkohë drejtuesi i debatit ka ndërhyrë dhe i ka ndërprerë lidhjen Frashër Krasniqit.