Vdes një vajzë në Skenderaj, nëna akuzon mjekët për vdekjen e saj

Një vajzë nga Skenderaj e cila ishte duke marrur terapi të caktuar nga mjeku, i është keqësuar gjendja dhe ka vdekur.

Për këtë nëna e viktimës ka hapur rast si “VDEKJE E DYSHIMTË”.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.