Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit, ka njoftuar se konkursi për “Bursat e Turqisë 2022”, do të jetë i hapur deri më 20 shkurt të këtij viti.
Përmes një njoftimi për medie, MASHTI thotë se këto bursa ofrojnë shumë mundësi të kualifikuara bursash duke filluar nga bursa afatgjata bachelor, master si dhe doktoraturë deri te bursa kërkimore dhe meritore, bursa arti deri te programet e përbashkëta të bursave të krijuara me institucione me reputacion ndërkombëtar.
Të drejtë aplikimi kanë:
• Qytetarët e të gjitha vendeve
• Të diplomuarit ose ata që do të diplomohen në fund të vitit akademik aktual (para gushtit 2022)
• Studiues dhe akademikë
Afati për aplikim është i hapur nga data 10 janar deri në 20 shkurt. Të interesuarit mund të gjejnë më shumë informata në linkun e bashkëngjitur: