Arratiset pasi e bëri për spital një person zyrtar, prishtinasi në kërkim nga policia

Policia është në kërkim të një burri nga Prishtina, pasi kishte sulmuar një person zyrtar dhe kishte ikur ng vendi i ngjarjes.

Sipas policisë personi zyrtar për të cilin nuk janë dhënë detaje për punën e tij ka marrë edhe trajtim mjekësor.

Raporti i policisë:

“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar i cili është larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, rasti në procedurë hetimore”.