Britania e Madhe kërcënon me sanksione Rusinë

Britania  e Madhe paralajmëroi Rusinë me sanksione të ashpra ekonomike nëse Moska vendos të pushtojë Kievin.

I pyetur nga gazetarët nëse Kryeministri Boris Johnson ka anuluar telefonatën me Presidentin rus  Vladimir Putin për shkak të skandaleve të fundit për festat e mbajtura gjatë bllokimit, zëvendëskryeministri Dominic Raab tha se ai nuk kishte informacion.

Mesazhi i rëndësishëm që Vladimir Putin duhet të marrë dhe po merr për shkak të rolit që ka marrë Kryeministri është se do të ketë një sërë pasojash ekonomike nëse ai vendos të pushtojë Ukrainën”, tha ai në një intervistë për “Times Radio”.

Ndërkohë  Presidenti Volodymyr Zelensky ka nënshkruar një dekret për të rritur forcat e armatosura me 100,000 trupa të reja gjatë tre viteve dhe do të rrisë pagat e ushtarëve. Zelenskiy u kërkoi ligjvënësve të qëndrojnë të qetë dhe të shmangin panikun, duke thënë se ai mori këtë vendim jo sepse së shpejti në vend do të ketë luftë, por sepse do të vendoset paqja.