Zv.ministri i MKRS takohet me shefen e UNICEF-it për Kosovë, kërkohet avancimi i politikave të rinisë

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sejnur Veshall, ka pritur sot në takim shefen e Zyrës së UNICEF-it për Kosovë, Nona Zicherman, dhe Laurat Raça, zyrtar në këtë organizatë.

Në takim, u bisedua për bashkëpunimin mes MKRS-së dhe UNICEF-it për avancimin e politikave të rinisë në vendin tonë, në kuadër të programit UPSHIFT që ka kjo organizatë e Kombeve të Bashkuara, për përfshirjen dhe angazhimin sa më të madh të të rinjve dhe adoleshentëve të Kosovës.

Po ashtu, ndër temat që u diskutuan në këtë takim, ishte edhe çështja e vullnetarizmit, për të fuqizuar rrjetëzimin për vullnetarizëm. U bisedua, edhe për inkuadrimin e grupeve të margjinalizuara në programin UPSHIFT.

Shefja e UNICEF-it, Zicherman, u shpreh se si organizatë janë të gatshëm të ndihmojnë me ekspertizat e tyre të mundshme në arritjen e përmbushjes sa më të madhe të programit në përfshirjen e të rinjve.

Ndërkaq, zëvendësministri Veshall, mirëpriti konkretizimin dhe fuqizimin e bashkëpunimit mes ministrisë dhe zyrës së UNICEF-it në Kosovë.

Postimi: