6 të vdekur e mbi 2 mijë raste pozitive me COVID-19

Edhe 6 persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë këtë të martë ka raportuar edhe për 2 mijë e 33 raste të reja me Covid-19 nga testimi i 10 mijë e 87 testimeve.

Tutje MSh ka njoftuar se janë shëruar 3 mijë e 329 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 172 mijë e 44

Në total numri i rasteve aktive është 32 mijë e 906.

Deri më tani janë dhënë mbi 1.7 milion doza të vaksinës. Me dy doza të vaksinës janë imunizuar 805 mijë e 802 persona.