Për kë e ka? Donaldi: Nusen e kam jashtë

Djemtë e shtëpisë së Big Brother VIP,  kanë rrëfyer historitë e tyre të dashurisë. Donaldi Veshaj, aktori u humorit teksa ishte me Ilirin në oborr, është shprehur se nusen e ka jashtë.

“Nusen e kam jashtë,”- tha ai ndër të tjera.

Ende nuk dihet se për cilën vajzë i është referuar me termin “nuse” , pasi le të themi Donaldi ishte ai që me puthjen në buzë dhe pasi i dhuroi varësen Bora Zemanit, na bëri të dyshojmë se ka ende ndjenja për moderatoren. Mirëpo në krahun tjetër ndodhet dhe Beatrix Ramosaj, këngëtarja me të cilën ai kaloi kohë të bukur brenda në shtëpi ku nuk munguan puthjet apo përkëdhelitë.

Beatrix pas daljes së saj nga shtëpia e BBV i kushtoi Donaldit një këngë me një tekst të ndjerë. Lidhja Donald-Beatrix mbetet të shihet se si do të vijojë me daljen e aktorit jashtë shtëpisë, ashtu sikurse edhe një përballje e munshme me moderatoren Zemani.