Einxhel për Dagzin: I ka kaluar çdo pritshmëri të një mashkulli

Duke qenë se kemi hyrë në muajin shkurt për shkak të festës për të dashuruarit, “Vëllau i madh” i ka njoftuar banorët se do të kenë mundësinë të rrëfejnë historitë e tyre dashurore.

Kështu, edhe banorët u mboldhën në oborr dhe filluan duke treguar eksperiencat e tyre.

Në mesin e tyre edhe gazetarja Einxhel Shkira tregoi për historitë e saj duke e përfshirë dhe krahasuar edhe këtë të fundit me DJ kosovar.

Ajo tha se DJ Dagz është shuëm ndryshe nga partnerët që ka pasur, duke e cekur se është i vetmi që është munduar ta kuptoj botën e saj.

Shkira shtoi tutje se Arbër Gumnishta (emri i vërtet) i ka kaluar gjitha pritshmëritë e një mashkulli.

Kujtojmë, se Einxhel është në mesin e katër banorëve më të preferuar për të vazhduar në finale.