Lajcak pas takimit me Osmanin: U pajtuam që të përshpejtojmë punën për të zgjidhur çështjen e të pagjeturve

Emisari i BE-së, Miroslav Lajcak, ka takuar dje presidenten Vjosa Osmani me të cilët kanë biseduar për çështjen e të pagjeturve.

Lajcak ka shkruar se janë pajtuar me presidenten Osmani për të përshpejtuar punën për zgjidhjen e fatit të personave të zhdukur.

“Në Kosovë, sëbashku me Emisarin Escobar takova presidenten Vjosa Osmani me të cilën përpos çështjeve tjera u pajtuam në nevojën për të përshpejtuar punën për të zgjidhur fatin e personave të zhdukur”, ka shkruar Lajcak.