Një e mitur ka lindur foshnjën të hënën në Spitalin e Pejës, përcjell Gazeta Blic.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së hënës. Policia ka bërë të ditur se rastin e ka raportuar personeli i spitalit.
Me vendim të prokurorit, është intervistuar një person i dyshuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar si “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16-vjeçare”.
“Rr. Nënë Tereza, Pejë 31.01.2022 – 08:30. Nga personeli i Spitalit të Pejës, është informuar se viktima femër kosovare e mitur, ka lindur një foshnje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari mashkull kosovar është intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur policia.