Pentagoni tha të hënën se është në diskutime aktive me aleatët e Evropës Lindore rreth dërgimit të trupave amerikane në pjesën lindore të NATO-s përderisa Uashingtoni po bën lëvizje për t’i siguruar aleatët përballë grumbullimit të trupave ruse afër Ukrainës.
Cilido vendim për lëvizjen e re të trupave do të ishte i ndarë nga rreth 8.500 ushtarëve, të cilët Shtetet e Bashkuara i vendosën në gjendje gatishmërie javën e kaluar si përforcim i mundshëm për forcën e reagimit të shpejtë të NATO-s, tha Pentagoni.
Javën e kaluar, ushtria amerikane vuri në gjendje gatishmërie rreth 8.500 trupa brenda Shteteve të Bashkuara për të qenë të gatshëm të nisen drejt Evropës, kryesisht për ta përmbushur forcën e NATO-s për reagim të shpejtë, nëse aleanca do t’i thërriste në detyrë, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Express.
Rusia ka mohuar se është duke planifikuar pushtim të Ukrainës, pavarësisht grumbullimit të rreth 100.000 trupave afër Ukrainës dhe ushtrimeve të shumta ushtarake në pjesë të ndryshme të vendit.
Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov, pritet që të martën të zhvillojë një bisedë telefonike me homologun amerikan, Antony Blinken, sipas një zëdhënësi të Departamentit të Shtetit.
Kryediplomati amerikan tha para gazetarëve në Zyrën Ovale: “Ne vazhdojmë të angazhohemi në diplomaci të pandërprerë dhe për t’i ulur tensionet.”