Ditën e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP” u dëgjua kënga më e re e Beatrix Ramosajt.
Kënga titullohet “Faj” dhe i dedikohet Donaldit.
Fillimisht ai nuk e kuptoi se kënga ishte e partneres së tij, por më pas e dëgjoi me vëmendje
Donaldi u habit dhe njëkohësisht u emocionua tepër.
Së fundmi, gjatë një bisede me banorët, aktori ka bërë një deklaratë të fortë.
Ai ka thënë se kënga është gjëja më e bukur që dikush ka bërë për të.
“Është gjëja më e bukur që dikush ka bërë për mua”, është shprehur ai.