Jennifer Lopez po vazhdon të mahnit me paraqitjet e saj, 52 vjeçarja u pa teksa mbërriti në një studio të shtunën pasdite në Los Angeles.
Për dalje, ajo vendosi të theksoj linjat trupore, duke vënë në pah barkun e tonifikuar në ‘Crop- Top’.
Ende nuk është e qartë se çfarë po punon JLO, por ajo ka gati filmin e ri ‘Marry Me’, i cili do të dalë në kinema pas disa javësh, kështu që mund të ndodh që është duke përgatitur disa sekuenca për të promovuar filmin.
Ajo së fundi njoftoi se bashkëpunimi i saj i ri i titulluar “Marry Me” me Maluma i cili gjithashtu luan në film do të publikohet të mërkurën, më 2 shkurt./Indeksonline/
>