Është njëra nga prezantueset më të pëlqyera në trojet shqiptare dhe përkundër kësaj ajo komentohet edhe për stilin e saj unik dhe me shije.
Bëhet fjalë për Elita Rudin, e cila prej vitesh ka zënë një vend të veçantë në ekran, teksa është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale.
Prezantuesja simpatike u qëndron afër fansave të saj në Instagram duke sjell imazhe dhe fotosesione nga më të ndryshme.
Bukuroshja nga Gjakova një gjë të tillë e ka bërë edhe së fundmi kur postoi një set të ri fotografik ku edhe u shfaq tërë shkëlqim.
Elita shihet plot elegancë e veshur në një nga kreacionet e Valdrin Sahiti, ajo theksoi linjat në fustanin e gjatë me ngjyrë të zezë i cili kishte disa detaje në formë lule në supe.