Mitrovicë, gjobitet shoferi për tejkalim në vijë të plotë

Një person në Mitrovicë është gjobitur me 150 euro nga Policia për kundërvajtje në trafik, rast i cili u raportua nga qytetarët me anë të fotografive.

Të njëjtit i janë hequr dy pikë negative dhe i është caktuar masë mbrojtëse marrjen e patent shoferit për tre muaj.

“Një rast i tillë është identifikuar edhe sot, ku nga një qytetar është pranuar foto e një automjeti i cili kishte hyrë në tejkalim të rrezikshëm në vijë të plotë duke rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në trafik, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë me datë 30.01.2022”, thuhet në komunikatë.

Policia ka bërë apel të qytetarët për kujdes të shtuar dhe ka ftuar që të raportojnë për çdo lloj kundërvajtje të Policia e Kosovës.