Ai ka thënë se tani pret që BE dhe SHBA të jenë më efektivë në ndërmjetësim.
“Çështja kryesore është ajo e besimit. Shqiptarët e Kosovës gjithmonë kanë pasur distancë ndaj Lajcakut sepse ai është nga Sllovakia që nuk e njohur pavarësinë e Kosovës. Nga ana tjetër, ai është problematik edhet për palën serbe sepse ka dyshime se ai do të jetë më, sic thuhet, më katolik se Papa. Nga ana tjetër, Escobar është i prirur ndaj palës shqiptare” ka thënë ai.
Janjic thotë se Lajcak dhe Escobar kanë shanse të përmirësojnë rejtingun dhe të jenë të pranueshëm si ekip.
“Problem të madh përbën mospërmbyllja e marrëveshjeve të arritura. Nëse kjo është një traditë për BE’në, nuk është e tillë për SHBA’në. Washingtoni gjithësesi do të tentojë t’iu bëjë presion palëve dhe me anë të “shkopinjve dhe karrotave” ta realizojë formimin e Asociacionit të Komunave. Duhet thënë se më 2013 Asociacioni ishte i paraparë vetëm për Veri për t’u zgjeruar edhe për komunat në pjesën jugore në vitin 2015” ka thënë Janjic.
Në media është diskutuar modeli i Belgjikës lindore si një model i mundshëm për Asociacionin. Janjiq thotë se nuk përjashtohet që në të ardhmen të shfaqen edhe propozime të reja.
“ Personalisht mendoj se fuqitë perëndimore do të insistojë që të realizohet ajo që në këto anë tashmë funksionon. E kjo është vet administrim lokal që funksionon me anë të buxhetit vetanak. Asociacioni do të duhej të ishte koordinues i vetëqeverisjeve të tilla lokale. Pse mos ta kenë serbët atë që e kanë shqiptarët në Luginën e Preshevës apo hungarezët në Vojvodinë nëpërmjet Këshillit Kombëtar” thotë Janjic.