Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur para gazetarëve për gjendjen me energjinë elektrike dhe raportit të ZRrE’së, kryeministri ka folur me të njëjtin diskurs duke hedhur fajin tek qeveritë e kaluara, ia ka thënë se KEK’u është zhvatur për dy dekada dhe nuk është investuar fare.
Sot është afati i fundit i dorëzimit të komenteve tek ZRrE, e për këtë kryeministri ka thënë se deri në në 16:00 do të ketë mjaftueshme propozime, por që ka theksuar se nuk do të ketë as zgjidhje ideale por as optimale.
Ndërsa, Kurti ka vazhduar me avazin e vjetër duke u ankuar për qeverisjet e kaluar, ai ka thënë se më shumë se dy dekada ka pas zhvatje në KEK dhe mosinvestime.
Ai ka shtuar se nuk është e mundur të mos ketë as subvencionim, as shtrenjtim dhe as shkyçje.
“Besoj që deri në orën 16:00 sot do të ketë mjaftueshëm propozime te Zyra e Rregullatorit për Energji në mënyrë që të gjendet zgjidhja më e mirë e mundshme në këtë krizë energjetik, duhet thënë se zgjidhje ideale por as optimale nuk ka. Nuk është e mundur të mos ketë as subvencionim, as shtrenjtim dhe as shkyçje. Duhet bashkërisht të dalim nga kjo situatë, nuk jemi me fajin tone. Çmimet e energjisë janë shtuar në bursën ndërkombëtare, kurse më shumë se dy dekada ka pas zhvatje në KEK dhe mosinvestime”, tha Kurti
Kurti në fund ka shtuar se raporti i ZRRE nuk është fatal, merre ose leje, por raport që pret komentet.
Ndryshe, sot në ora 16:00 përfundon afati për të dhënë komente për raportin konsultativ që paraqet qëndrimet e ZRRE-së për ristrukturimin e tarifave të nevojshme për të përmbushur kostot e blerjes së energjisë elektrike dhe për të rivendosur furnizimin me energji elektrike për konsumatorë.
Megjithëse, ishte paraparë që ky afat të përfundonte të premten, ZRrE kishte vendosur ta shtynte duke marrë parasysh interesimin e palëve të interesit për të ofruar komente.