Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora është ndër emrat më të komentuar të estradës.
Dhe kjo sepse përveç këngëve dhe projekteve të shumta që janë kthyer në hite, ajo është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, ku sjell imazhe të ndryshme për fansat e saj.
Edhe së fundmi, këngëtarja e njohur ka realizuar një fotosesion teksa mori vëmendjen me linjat e saj dhe dukje plot stil.
E veshur në një trupore më ngjyrë të bardhë, flokët të gjata në formë valëzimi dhe grim të theksuar, ajo dukej më në formë se kurrë më parë.
Dhurata dukej e mahnitshme, teksa pranoi komente të shumta dhe mijëra pëlqime nga ana e fansave të saj të shumtë.
Foto: Dhurata Dora/Instagram
Ndërkohë, kujtojmë që kënga e fundit e saj është “Criminal” që e lansoi në fund të vitit 2021.
Foto: Dhurata Dora/Instagram
Ndërsa, në një postim që ka bërë në “InstaStory”, Dhurata ka treguar se tashmë ka nis punën për projekte të reja muzikore. /Telegrafi/
Foto: Dhurata Dora/Instagram