“Po na qëllojnë”/ Vriten dy efektivë policie në Gjermani

Dy efektivë policie janë vrarë në orët e para të mëngjesit të së hënës në Gjermani.

Sipas Bils, policët ndodheshin në krye të detyrës gjatë një kontrolli trafiku në rrethin Kusel në Rheinland-Pfalz. Të shtënat fatale për dy efektivët janë regjistruar rreth orës 04:20 të mëngjesit.

Sipas informacioneve, ata dërguan fillimisht një mesazh radiofonik ku thuhej se kishin ndaluar një automjet të dyshimtë për kontroll.

Menjëherë pas kësaj thirrje ka ardhur edhe një mesazh i dytë “Ata po qëllojnë mbi ne”, janë shprehur dy efektivët dhe më pas kontakti i radios është shkëputur.