I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ai i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, sot pritet të nisin vizitën e tyre në Kosovë.
Vizita e tyre fillon rreth orës 15-00-16:00. Për portalin rtv21.tv kjo u bë e ditur nga këshilltari i Presidentës, Bekim Kupina.
Qëllimi kryesor i vizitës është diskutimi i hapave të ardhshëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE-ja dhe i mbështetur nga SHBA.