Shefi i kabinetit të Glauk Konjufcës kërkon të hetohet sa më shpejtë “Prishtina Parking”

Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, ka kërkuar që organet e drejtësisë të hetojnë ndërmarrjen “Prishtina Parking”

Ndonëse nuk specifikoi, ai theksoi se “Prishtina Parking, është modeli më i ri për “zhvatje” të qytetarëve të Prishtinës”.

“Kjo “ndërmarrje” duhet të hetohet sa më shpejt”, ka shkruar ai në Facebook.