Presidentja ia dorëzon flamurin ekipit Olimpik të Kosovës

Presidentja ia dorëzon flamurin ekipit Olimpik të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ia ka dorëzuar flamurin ekipit olimpik të Kosovës që do ta përfaqësojnë vendin në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”

E para e vendit ia dorëzoi flamurin skitarit Albin Tahiri dhe tha se vlerëson lartë punën e bërë nga sportistët të cilët kanë bërë një punë të jashtëzakonshme që Kosova të përfaqësohet në Lojërat Olimpike Dimërore me dy skitarë profesionistë.

Ajo shtoi se si Tahiri ashtu edhe Kiana Kryeziu do ta përfaqësojnë Kosovën me nder dhe krenari.

Osmani më tutje tha se presin që këta garues të arrijnë suksese në këtë garë dhe kështu të vazhdojnë të jenë ambasadorët më të mirë të Kosovës në evropë dhe botë.

Ndërsa presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës Ismet Krasniqi tha me këtë rast se Kosova është bërë pjesë e vetëm 90 shteteve mmë të mira të botës që merr pjesë në këtë garë në Pekin dhe se të pranohet flamuri nga presidentija e Kosovës është një krenari dhe nder ri veçantë.

I nderuar me këtë pranim të flamuri u shpreh edhe skitari Albin Tahiri i cili shkurtimisht tha se flamurin e Kosovës e ka në zemër dhe e tregon me krenari.

Lojërat Olimpike Dimërore do të zhvillohen nga data 4 deri më 20 shkurt.