Banorja e Big Brother, Einxhel Shkira do ta lë për pak kohë shtëpinë e famshme.
Kjo pasi ajo e lëndoi krahun pas një loje të organizuar brenda shtëpisë.
Lajmi është konfirmuar nga produksioni.
“Gjatë mbrëmjes së djeshme banorja Einxhel Shkira ka lënduar krahun. Ajo ka marrë menjëherë ndihmën e nevojshme nga stafi mjekësor po do t’i duhet të marrë trajtim më të specializuar. Einxhel duhet të niset drejt spitalit duke u detyruar kështu të lërë për pak kohë shtëpinë e ‘Big Brother’. Gjatë gjithë trajtimit dhe vizitave, çdo lëvizje e saj do të jetë e monitoruar nga kamerat. Gjendja e saj është e mirë dhe shumë shpejt do t’i ribashkohet shtëpisë. @topchannelalbania “, thuhet në njoftim.