ë mërkuren rendi i erdhi të rahatohet në një pozitë publike, donatorit të partisë në pushtet Lëvzjes Vetëvenedosje. Fadil Bejta që vitin e kaluar dha donacion 1050 euro për Vetëvendosjen, për tri vite resht do të jetë kryesues në bordin e Postës.
Kabineti Qeveritar i drejtuar nga Albin Kurti, të mërkurën emëruan Fadil Bejtën, kryesues të bordit të Postës së Kosovës.
Bejta është donator i Lëvizjes Vetëvendosje, partisë që sot është në pushtet. Ai figuron në listën e donacioneve për Lëvizjen Vetëvendosje, për zgjedhjet nacionale të vitit 2021.
Një herë 1000 euro, e një herë tjetër 50 euro, kryesuesi i bordit i kishte dhënë për Vetëvendosjen, që sot udhëheqë vendin.
Angazhimi i Bejtës në donatcionet për VV-në, në listën e donacioneve për VV-në shihet se ai ka dhënë dy herë para, më 2 dhe 12 shkurt të vitit të kaluar.
Përvec Bejtës në bordin e ndërmarrjes Publike, Kurti ka emëruar edhe Safie Beseni, anëtare; Hyrmete Mydyti, anëtare; Sebahate Krasniqi, anëtare; Visar Nura, anëtar dhe Gëzim Paci, anëtar.
Si për ironi kryeministri Kurti në mbledhjen e qeverisë tha se Thesari paraprakisht ka verifikuar disa kritere, ndër tjerash, nëse ndonjëri prej kandidatëve për drejtor ka qenë më herët pjesë e ndonjë partie politike.