Një djalë dyvjeçar ka shpëtuar familjen e tij kur shtëpia e tyre u përfshi nga zjarri në mes të natës dhe zgjoi prindërit e tij, të cilët nuk ishin në dijeni të tymit pasi kishin humbur nuhatjen për shkak të COVID-19.
Nathan 33 vjeçar dhe Kayla Dahl, 28, ishin në gjumë të thellë kur shpërtheu zjarri. Alarmet e zjarrit në shtëpi nuk u ndezën dhe ata nuk u zgjuan nga era e tymit.
Çifti humbi shqisën e nuhatjes dhe shijes kur u infektuan së fundmi me COVID-19.
Djali i tyre Brandon, i cili kishte fjetur në dhomën e ndenjes, u zgjua nga tymi dhe flakët dhe zgjoi nënën e tij.
“Ai më goditi me këmbë dhe po kollitej, më thoshte: Mami shumë nxehtë, nxehtë”, tha Kayla për Good Morning America.
“U zgjova dhe pash flakë në shtëpi”.
Një zjarrfikës vullnetar për gjashtë vjet, Nathan u kishte mësuar fëmijëve të tij se çfarë të bënin në rast zjarri, veçanërisht të mos preknin asgjë ndërsa përpiqeshin të shpëtonin.
Babai tha se asnjë nga alarmet e tymit në shtëpinë e tyre në Alvord, Teksas, nuk u dëgjua. Pasi dolën jashtë, familja pa shtëpinë duke u shkatërruar, si dhe dy makinat e tyre.