Real Madridi mbyll një marrëveshje multi milionëshe për shfrytëzimin e “Santiago Bernabeut” të rinovuar

Puna në “Santiago Bernabeu” po vazhdon, ndërsa Real Madrid ka rënë dakord për një marrëveshje 25-vjeçare me kompaninë sportive Legends, e cila kap vlerën e 400 milionë eurove në vit

Marrëveshja është bërë me një nga organizatat lider në këtë sektor, e cila punon me disa nga vendet më të mëdha në botë.

Universiteti i Tetovës

Sipas Voz Populi, marrëveshja do t’i lejojë kompanisë amerikane të përdorë deri në 20 për qind të shfrytëzimit të stadiumit.

Stadiumi tashmë është projektuar që të përdoret për futboll, por edhe për ekipin e femrave dhe basketboll.

Më shumë se një stadium

Sporti nuk do të jetë i vetmi aktivitet në stadium, i cili pritet të përfundojë në fillim të vitit 2023.

Punimet për ndërtimin e stadiumit do të kushtojnë klubit gjithsej 800-900 milionë euro, por klubi pret të sjellë të ardhura më të mëdha për të shlyer shpenzimet.