157 pacientë me COVID-19 të shtrirë në spitalet e Kosovës

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka njoftuar se në QKUK dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë gjithsej 157 pacientë të konfirmuar me COVID-19.

Me oksigjeno-terapi janë 108 pacientë, kurse në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë 3 pacientë

Sipas komunikatës, 9 prej këtyre pacientëve, janë fëmijë të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë.

Ndërkaq, në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike janë të shtrirë 13 pacientë.Njoftimi i plotë:

Të shtrirë, 157 pacientë të konfirmuar me Covid-19

157 pacientë të konfirmuar me Covid-19 dhe 4 pacientë të negativizuar nga Covid-19 janë të shtrirë për trajtim mjekësor në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Me oksigjeno-terapi janë 108 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë 3 pacientë,

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 78 pacientë

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë

Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 13 pacientë

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

Spitali i Pejës, 11 pacientë

Spitali i Prizrenit, 7 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 15 pacientë

Spitali i Ferizajt, 9 pacientë

Spitali i Gjilanit, 14 pacientë.